Selimi: Shkojmë në zgjedhje me vetëbesim, kemi bërë punë të mira në Qeveri

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit ka qenë vendim i mirë për popullin.

Kjo pasi që sipas tij sa herë ka konfuzione ose pengesa politike është mirë që të ketë një strukturim institucional.

“Unë mendoj që është një gjë e mirë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, politikisht ka ndodh një gjë e mirë. Sa herë që mandatet i kthehen sovranit është një gjë e mirë për një shtet. Sa herë që ka konfuzione, pengesa politike është mirë që të strukturohen institucionet “, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Selimi theksoi se në zgjedhjet e reja, AAK-ja do të shkojë me vetëbesim për shkak të punës së mirë që kanë bërë në Kryeministri e ministri.

“Mendoj që është mirë që tash e kemi rastrin që të dëshmohemi të gjithë edhe njëherë se sa punë kemi kryer. Aleanca është me vetëbesim që në këto zgjedhje do të hyjë që ka bërë punë shumë të mira edhe me kryeministrin Haradinaj por edhe me punën që e kanë bërë ministrat”, ka deklaruar më tutje Selimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme