Selim Selimi reagon për sulmin ndaj gazetarit Duriqi

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi në reagimin e tij për sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, ka thënë se kushdo që qëndron pranë këtij akti duhet të ndëshkohet nga organet kompetente.

Postimi i plotë:

Dhuna në çdo formë është e papranueshme, por më e rrezikshme bëhet kur tentohet të ndalohet fjala e lirë. Dhuna e ushtruar sot ndaj gazetarit Visar Duriqi është e dënueshme dhe kushdo që qëndron prapa këtij akti, duhet të ndëshkohet nga organet kompetente. Liria e fjalës është e drejtë themelore dhe ndër shtyllat kryesore të një shteti demokratik.


Të ngjashme