Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur në takim sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët i ka falënderuar për punën gjatë pandemisë.
Selimi me këtë rast ka thënë se me ta ka biseduar për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë COVID-19.
Postimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, madje vendimet e tyre parandaluese kanë treguar sukses.
Sot, gjatë ditës takova sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët biseduam për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po iu bëhet, për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë COVID-19.
Gjithashtu, dëgjova edhe propozimet e sindikatës për Ligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili është në fazën e hartimit. Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për ShKK-në. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë̈.