Selimi takon asamblistin nga Medvegja – diskutojnë për çregjistrimin e shqiptarëve atje

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pasur sot një takim me asamblistin nga Medvegja, Muharrem Salihun.

Në postimin e tij në Facebook, Selimi bën të ditur se në takim është diskutuar çështja e çregjistrimit të qytetarëve shqiptarë në Mendvegjë nga autoritetet serbe.

“Serbia ka çregjistruar një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës me qëllim të qartë për ta shtrembëruar zyrtarisht strukturën demografike të kësaj komune shqiptare”, shkruan ai.

“Si ministër i Drejtësisë u zotova se Republika e Kosovës do të punojë në shqetësimin e shqiptarëve në atë komunë, por edhe ofrimin e përkrahjes në nivel ndërkombëtar”.

“Ngritja e zërit të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë është edhe ngritja e zërit të institucioneve të Republikës së Kosovës, e kjo tash mundësohet edhe fal “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës””.

Kurse Sahiti shprehi shqetësimin e tij pasi Serbia përpos që po mundohet të humbë vlerën e shqiptarëve atje, ajo po synon t’i tjetërsojë pronat tokësore që janë në pronësi të shqiptarëve.

Të ngjashme