Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi.
Selimi ka thënë se Krasniqi ka shërbyer me dije e dhe profesionalizëm të lartë në sistemin e drejtësisë
“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë. Ngushëllime të thella familjes dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Krasniqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Selimi në Facebook.