Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ka përfunduar intervistim e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe familjarëve të deportuarve.
Zëvendëskryetari i këtij komisionit, Driton Selmanaj tha pas mbledhjes, se kjo ishte intervistimi më e ndjeshëm dhe se është mbledhja e fundit sa i përket kësaj çështje.
Selmanaj tha se të gjitha intevistimet sipas tij qojnë se AKI vet e ka kryer këtë operacion arrestimi duke munduar të i ikë rrezikut.
Ai tha se presidenti ka treguar papërgjegjësi institucionale dhe politike me mos ardhjen e tij në intervistim.
“E kemi pas një mbledhje goxha të rënduar në shprehjen e emocioneve dhe gjendjen e rëndë të familjarëve që e kanë përjetuar dhe neve na kanë prekur shumë. Ne kemi bërë shkelje në procedura në një proces të deportimit apo largimit të njerëzve që kishin leje qëndrimi në Kosovë, ishte njëra ndër mbledhjet më të ndjeshme që kemi. Sefaj e dha qëndrimin e tij nga këndvështrimi i tij, në fillojmë trajtimin e draft raportit dhe më pas raportin e plotë”, tha Selmanaj.
Selmanaj ka komentuar edhe mos prezencën për raportim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Sipas Selmanajt, kjo tregon papërgjegjësi politike.
“Papërgjegjësi totale e presidentit të vendit e ftuam për herë të tretë dhe ai nuk erdhi dhe nuk ktheu përgjigje a është apo jo i gatshëm kjo tregon papërgjegjësinë politike dhe institucionale. Ligji e thotë që duhet mu shfrytëzua procedurat tjera me sjell dëshmitaret ne jemi në fund dhe nuk kemi afat me trajtuar këtë çështje jemi te zhgënjyer për ketë sjellë te papërgjegjshme të kreut te shtetit”, shtoi Selmanaj.
Komisioni Hetimorë sipas Selmanajt është në draftin final të të gjitha intervistave, për të proceduar tutje në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, ka shumë adresa të llogaridhënies.
“Ne kemi shumë adresa të llogaridhënies problemi themelor është se nga ka ardhur urdhri, ne mendojmë për ketë se AKI ka filluar vet këtë iniciativën për te i u larguar rrezikut mendimi im është nga faktet e ish shefit të AKI nuk kanë qenë bindëse”, u shpreh Selmanaj.
Selmanaj tha se fajet qëndrojnë që nga Ministria e Infrastrukturës e deri tek zyrtarët më të thjeshtë që e kanë kryer arrestimin.
“Në një fazë kemi pas pushime verore dhe dinamika ka qenë e madhe dhe kemi menduar me shkua nga zyrtari me i thjeshtë deri tek zyrtari me i lartë me intervistime, nuk e kemi menduar qe presidenti nuk do i përgjigjet ftesës tone, presidenti ketë komision e ka injoruar krejtësisht dhe jo vetëm ketë komision por te gjitha”, tha Selmanaj.
Përndryshe, presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në intervistim pasi që ky i fundit nuk gjendet në Kosovë, por po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish presidentit të SHBA-së, George H.W Bush.