Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se për Kosovën është “shumë mirë” që kryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrim në dialog me Serbinë.
Selmanaj tha në T7 se çdo dështim personal i Kurtit në dialog, është mirë për vendin.
“Çdo veprim që po e bën në dialog, është dështim për të, por është mirë për shtetin”, tha Selmanaj.
“Por po harrojnë çfarë i kanë bërë Kosovës”, theksoi ai.
Deputeti tha se liberalizimi i vizave “ka mundur të ndodhte në 2016-ën”, por që s’është bërë për shkak të qasjes së Kurtit.
“Si rezultat i aventurave të tij politike, sot Kosova është në ditën e 155-të të sanksioneve ndërtkombëtare”, tha Selmanaj.
“Kjo tregon se ky ka bërë eksperimente të tilla që vërtetë e ka lëkundë shtetësinë”, tha ai.
Ai tha se duke e njohur Kurtin, druan se kjo “mund të jetë aventura e tij e radhës”.