Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka ironizuar me “ndryshimet” që janë bërë nga Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti.
Ai me një postim në llogarinë e tij në Facebook tha se Qeveria ka bërë ndryshime për të keq dhe Levizja Vetëvendosje është ndryshe sepse “askush nuk ka qenë më i dëmshëm se ata”.
“A ju kujtohet sllogani “Nuk jemi si ata”. “Ne jemi ndryshimi”? Kjo ka qenë narrativa e Vetëvendosjes sa ishte në opozitë. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e popullit u besoi se ata do të sjellin ndryshimin. Ndryshimin e sollën, por fatkeqësisht për të keq. LVV-ja vërtetë është ndryshe. Sepse askush nuk mund të jenë kaq të dëmshëm sa këta”, shkruan Selmanaj.