Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurtit se është i dënuar nga Gjykata duke thënë se njëjtë është edhe rasti me Albulena Haxhiun e Mimoza Kusarin që kanë aktakuza. Ai tha se në librat e kriminalistikës shkruan se kushdo që kryen vepër penale është kriminel, raporton Ekonomia Online.
“Për mu është shqetësim mos dakordimi i kryeministrit e ministres, as një orë nuk pat që tha kryeministri se do të zbardhen rastet që kanë ndodhur në demonstrata, kjo flet për një mos-koordinim të brendshëm të kësaj Qeverie”, tha Selmanaj në Kuvend.
Selmanaj tutje në seancën që po mbahet në Kuvend deklaroi se vetë Albulena Haxhiu është e përfshirë në raste të tilla si dhe Albin Kurti është i dënuar nga Gjykata.
“Tendenca e ministres për të thënë se në Kosovë mund të ngritën aktakuza dhe ne duhet me prit aktgjykimin final për të marrë masa, është problematike për mu, unë ju kuptoj juve ministre sepse jeni vet e përfshirë në rast të tillë, keni aktakuzë”, tha ai.
“Unë po i them kryeministrit, në librat e kriminalistikës, kushdo që kryen vepër penale është kriminel. Shefen e grupit parlamentar e keni të dënuar për korrupsion.”