Zëvëndëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj ka thënë se LDK-ja garanton të ardhme të ndritur për vendin.
Selamanaj ka qenë në Piranë për të cilën tha se mbetet bastion kësaj partie.
“Pirana, banorët e saj, dhe e gjithë Republika e Kosovës, meritojnë krijimin e mundësive dhe kushteve më të mira për jetesë e zhvillim. Andaj, Lidhja Demokratike e Kosovës është familja e vetme politike, e cila garanton të ardhmen e ndritur të vendit” ka shkruar mes tjerash në facebook.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë takimi me anëtarë, struktura e simpatizantë të Lidhjes Demokratike në Piranë!Sot, Piranën e gjetëm të mobilizuar si gjithë herë për ta qu para mesazhin se Pirana është, e do vazhdojë të mbetet bastion i pa thyeshëm i LDK-së.
Pirana, banorët e saj, dhe e gjithë Republika e Kosovës, meritojnë krijimin e mundësive dhe kushteve më të mira për jetesë e zhvillim.
Andaj, Lidhja Demokratike e Kosovës është familja e vetme politike, e cila garanton të ardhmen e ndritur të vendit.