Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, kanë prezantuar raportin e grupit punues për procesin e vettingut, raporton Ekonomia Online.
Selmanaj tha se janë munduar që si Qeveri të përshtatin një modalitet të duhur.
“Po kurorëzojmë një punë të shkëlqyer që ka bë grupi punues. Ky dokument ka pas të përfshirë një numër të madh të sistemit të drejtësisë dhe tash e kemi një dokument shumë përmbajtjesor”.
“Ne si Qeveri jemi munduar shumë dhe tash na mbetet që të vendosim për një nga modalitetet që janë të përshtatshme për Kosovën”.
Selmanaj theksoi se me këtë proces po iu vjen fundi dembelëve dhe të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.
Madje, sipas tij, edhe liberalizimi i vizave do të ndodhë pas këtij procesi, raporton EO.
“Po i vjen fundi dembelëve brenda sistemit të drejtësisë, të korruptuarve që deri tash kane pasur qasje të papërgjegjshme”.
“Organet e drejtësisë deri tash nuk kanë arritur që të bindin popullin. Dhe ne besojmë që do të kemi vlerësim pozitiv nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe vizat do të hiqen shumë shpejt”.