Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Nga ky takim nuk ka pasur deklarim për media, ato janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Nuk dihet tema e këtij takimi, por gjatë ditës është raportuar se si masë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, do të jetë edhe pezullimi i faljes së namazit të Bajramit.