Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka prezantuar planin e Qeverisë për Stabilizim Asocimin, para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane. Ai tha se ky plan është dokumenti kryesor për agjendën evropiane, raporton Ekonomia Online.
Selmanaj tha se dokumenti është i harmonizuar me planin e punës së qeverisë dhe buxhetin.
“Programi është miratuar në qeveri dhe është dokumenti kryesor për agjendën evropiane. Ky program ka qenë i finalizuar në mars, mirëpo për shkak të ndryshimeve në qeveri është dashur të modifikohej dhe planin e punës së qeverisë dhe buxhetin për vitin 2020”.
Ai theksoi se Programi parasheh objektivat për këtë vit. 206 masa përmban programi, 32 janë projektligje dhe të dy masat janë zbatuese.
“Dhe do të miratohen nga Kuvendi. Programi i MSA-së është në harmoni me planin e qeverisë. Rëndësia e zbatimit të tij është pjesa e marrëveshjes financiare për IPA. Ky është vitit i tretë sepse do të përfitojmë 0.4 milion euro. Ne jemi koshient për masat që i kemi vendosur vetes dhe do ti arrijmë obligimet tona. Në fusha tjera jemi të obliguar të vazhdojmë zbatimin e këtij programi”, tha Selmanaj.
Kryetari i komisionit Ismet Beqiri tha se plani ka dështime dhe të arritura.
Duhet të koncentrohemi se çfarë përmban programi, ka dështime dhe poashtu arritje. Esenca e programit është ruajtur dhe duhet punuar më tutje.
Blerta Deliu Kodra, anëtare e komisionit kritikoi qasjen e qeverisë së re sa i përket integrimit.
“Në fakt unë kam kritikuar qasjen e qeverisë së re. Do të doja një sqarim se cili do të jetë në procesin e integrimit. Do të doja të di raportet e qeverisë Hoti me Brukselin, dhe duhet të flasim për liberalizimin e vizave”
Ajo tha se ka ndodhur një devalvim i procesit. Ne kemi shumë punë për të bërë dhe qeveria paraprake ministrja ka raportuar për Stabilizim Asocimin dhe ky është obligim i qeverisë të raportojë.
Fitore Pacolli, kritikoi themelimin e grupit punues dhe hapjen e zyrës pwr procesin integrues.
“Për interesat e juaja keni bërë kompromis dhe keni vendosur ta bëni zyre procesin e integrimit”.
Sipas saj, Qeveria ka dështuar në zbatimin e masave nga MSA.
Zëvendëskryemisntri Driton Selmanaj, tha se kanë vendosur që ministria e integrimit të shuhet.
“Nuk është e vërtetë që kemi paguar njerëz nga jashtë. Kemi kontaktuar zyrtarë të BE-së dhe nuk na është sugjeruar të vazhdojmë me agjenci. Ne kemi vendosur që këtë zyre ta lëmë në kuadër të zyrës së kryeministrit.
Ai foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave ku tha se e kanë vendosur fokus lëvizjen e lirë të liberalizimit.
Komisioni ka votuar Shqyrtimin e programit për MSA-në, dhe Shqyrtimim për ratifikimin e marrëveshjes për IPA.