Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes së lirë nga Qeveria e Kosovës, si masë e marr ndaj parandalimit të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.
Selmanaj tha se një Qeveri që e shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë.
“Për vetëm 50 ditë qeverisje!!! E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë.Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara! Duhet ta kenë të qartë edhe Albin Kurti edhe Hashim Thaqi që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.