Selmanaj: Shqetësuese vërejtjet e Zyrës së BE-së, do t’i drejtohemi sërish Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 13:29 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se arsyeja e lëshimit të seancës plenare, është gatishmëria e mazhorancës që t’i votojë projektligjet që janë në shpërputhje me agjendën shtetërore në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Selamanaj ka thënë se shumica parlamentare nuk po i merr në konsideratë propozimet e BE-së.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj kritikoi mazhorancën për mosmbështetje të kërkesës së tyre për kthimin në shqyrtim të Ligjit për Këshillin Prokurorial, atë për Zyrtarët Publikë si dhe për Komisionin e Pavarur për Media.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një agjende e cila duket që është e shumicës parlamentare, që të votojë ligje ose të merr vendime që janë në shpërpushje me agjendën tonë dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kemi një përpjekje të mazhorancës që nga viti 2021 që të kap tri segmente të rëndësishme të shtetit. Kjo qasje për LDK-në është qasje kundër procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Bashkë me BE-në dhe miqtë tanë jemi në të njëjtën linjë se tri ligje janë kundër-kushtetuese. E para ka të bëjë me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Ka pasur përpjekje të qeverisë për ta kapur KPK-në. E dyta ka të bëjë me Komisionin e Pavarur për Media. Po rrezikohet një sektor shumë i rëndësishëm. E treta ka të bëjë me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Përsëri po sillen ndryshime të cilat prekin pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbimit civil”, theksoi ai.

“Sjellja e shumicës parlamentare duke votuar kundër rekomandimit të BE-së e kundër propozimit tonë, tregon definitivisht përpjekjeje për kapje të qartë. Në cilat pjesë vlerësojmë bashkë me BE, se këto ligje cenojnë rënd sistemin në vend”, u shpreh tutje Selmanaj.

Selmanaj paralajmëroi se këto ligje do t’i dërgojnë sërish në kushtetuese.

“Për ne si LDK është shumë shqetësuese se zyra e BE-së na ka thënë qartë se nëse vërejtjet e tyre nuk adresohen, atëherë raporti ndërkombëtar do jetë ndryshe, dhe këta synojnë të votojnë projektligje që janë kundër standardëve të BE-së. Ne detyrohemi të dërgojmë përsëri në Gjykatën Kushtetuese, pasi këta e kanë zgjedhur rrugën qe edhe mund të mos e dine e që është rruga me e keqe e Kosovës”.

Ndrkaq, deputeti i LDK-së foli edhe për raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.

“Është taktizim i radhës i kryeministrit Kurti për konsum të brendshëm. Nuk është hera e parë që kryeministri Kurti vendos kushte dhe pastaj i shkel. Ato kushte ka mundur t’i paraqes edhe nga Kosova. Është taktizim për qëllime të brendshme elektorale”, shtoi ai.

Të ngjashme