Selmanaj: VV u koordinua me Veselin ose ka frikë nga Haradinaj

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 20:46 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se Vetëvendosje në kohën kur gjuanin gaz lotsjellës paskan pasur koordinim me Kadri Veseli ose tash kur po rrinë të qetë kanë frikë nga Ramush Haradinaj.

“Të gjithë thujse po folin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, po harrojnë që LDK nuk është në pozitë, por në opozitë, por mirë që e keni kuptu se të gjitha ngjarjet sillen rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

“Në kohën kur gjuanin gaz paskan pas koordinim me Kadri Veselin ose tashë kanë frikë nga Ramush Haradinaj”.

“Por nuk është asnjëra – këta po piqen politikisht, po maturohen”.

“Kjo temë do të ishte e harruar, por të mos ishte kjo kauzë e rrejshme e disa liderëve të partive politike”.

“Shkuan tri vite për realizimin e ineresave të ngushta për të ardhur në pushtet”.

“Më e pakta që ky kryeministër duhet të bëj është që të kërkojë falje dhe pas ratifikimi të Demarkacionit të jap dorëheqje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme