Ndërmarrësi Gazmend Selmani ka folur për turizmin në Shqipëri. Atje ai thotë se shkon disa herë në vit por siç tha vetëm në ‘zonat e sigurta”.
Selmani në Pressing ka treguar një përvojë të keqe në Shëngjin e cila i kishte ndodhur shumë vjet më parë.
“Unë e frekuentoj Shqipërinë dhe bregdetin shqiptar. Ka vende, ka lokacione ku kanë ofertë jashtëzakonisht të mirë dhe ka vende ku rreziku është jashtëzakonisht i madh”, thotë ai.
“Atë që unë po e them sot është që me e refuzuar ofertën në zonat ku rreziku është i madh”, tregoi ai.
“Një ngjarje që unë e kam përjetuar më 2014 në Shëngjin derisa isha në hyrje të qytetit me dy djem. Qytetarët nisëm me bo zhurmë dhe ata u larguan. Nga atëher vendosa mos të shkoj në Shëngjin dhe nuk besoj se do të shkoj ndonjëherë”, tha ai.