Semaforët në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë, nuk po punojnë që nga dita e premte.
Qytetarët thonë se kjo rrugë e cila lidh lagjen Emshir me Lakrishte bëhet shumë e ngarkuar gjatë ditës.
Shqetësimi bëhet më i madh kur nxënësit duhet të kalojnë rrugën për të shkuar në shkollë.