Ruben Semedo është kthyer në fushë të futbollit, pasi është paraqitur në La Liga për herë të parë që nga periudha e shkurtër që kaloi në burg.
Të dielën ai u paraqit në stadiumin “Ipurua”, duke u aktivizuar në minutën e 77-të për Huescan në ndeshje ndaj Eibarit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai luajti pjesën finale të ndeshjes, duke ndihmuar skuadrën e tij drejt fitores 2:1.
Me kohën e kaluar në burg tash prapa vetes ai ka qenë në gjendje të koncentrohet në ndeshjen e tij të parë qëkur u përball me Barcelonën më 10 dhjetor të vitit të kaluar.