Kur Roger Ellis, mekaniku i pensionuar 64-vjeç nga qyteti kanadez Bathursta, u sëmurë dy vite më parë, familja e tij mendoi se ka pësuar sulm në zemër. Por, mjekët kanë hedhur poshtë këtë mundësi, e disa ditë më vonë pësoi sulm.
Me kalimin e kohës u shqetësua dhe ndihej si çorientuar. Pas tre muajve në spital, humbi peshë dhe u detyra të lëviz me karrocë të invalidëve, transmeton Telegrafi.
Mjekët nuk e kishin të qartë, pasi që hodhën poshtë mundësinë e epilepsisë, sulmit në tru apo sëmundjes Krojcfelt-Jakob. Në fund, pas një viti shërim, u dërgua në shtëpinë e pleqve.
“Për fat të keq, e kemi pranuar faktin se nuk do të dimë nga çfarë vuan derisa të vdesë”, tha biri i tij Steve Ellis gjatë një interviste dhënë për The Guardian.
Familja beson që Roger është pjesë e grupit të njerëzve që vuajnë nga një sëmundje misterioze neurologjike. Është interesant se shumica e rasteve janë të koncentruar në një zonë pak të banuar në provincën New Brunswick, ku edhe gjendet qyteti Bathurst.
E derisa ekspertët janë të habitur, zyrtarët lokalë janë konfrontuar verbalisht me ta, pasi konsiderojnë që rastet nuk kanë kurrfarë lidhje me ndotjen e ajrit apo faktorë tjerë që do ta lidhnin ambientin ku ata jetojnë.
Deri më tani janë regjistruar vetëm 48 raste, edhe pse zyrtarët janë njoftuar me këtë studim dhe thonë se ekzistojnë mbi 100 raste. Pacientët vuajnë nga dhimbje të pashpjegueshme, ngërçe dhe ndryshime në sjellje, e shumë prej tyre kanë halucinacione, hundët ju rrjedhin dhe u kërcasin dhëmbët e tregojnë shenja të humbjes së forcës në muskuj.
Edhe pse mjekët nuk kanë gjetur përgjigje në pyetjen, ministrja e Shëndetësisë së New Brunswick, Dorothy Shepard, ka njoftuar në fund të tetorit se nuk ka dëshmi se shkaku do të mund të ishte ushqimi, sjellja apo ambienti ku ata jetojnë.
Pas kësaj, shoqata e neuropatologëve të Kanadasë, ka marrë një dokument në të cilin thuhet se tetë të vdekur nuk kanë vdekur nga kjo sëmundje misterioze por nga sëmundja e Alzhajmerit apo kanceri.
Familjet e pacientëve, megjithatë janë të brengosur dhe konsiderojnë se autoritetet po nguten ta mbyllin rastin dhe ta “fusin nën tepih”.
“Kjo është vetëm një dëshmi sesi autoritet ishin të paafta dhe jo të organizuara. Mëkat që babai im dhe të tjerët e sëmurë dhe familjet e tyre duhet të jenë pjesë e këtij konfuziteti”, tha i biri i Ellis.
Personeli i agjencisë kanadeze për shëndet publik është shokuar me deklaratën e tij dhe dokumentin që mohon lidhjet mes rasteve. Përveç kësaj, autoriteteve shëndetësore u është ndaluar të ndihmojnë në hetime.
“Ka qenë e pabesueshme. Madje edhe laikët e kanë kuptuar që kurrë nuk do të gjeni asgjë”, tha një shkencëtar.
Një vit më parë ekspertët e shëndetit publik kërkuan nga mjekët lokal t’i kushtojnë rëndësi simptomave të ngjashme me ato të sëmundjes Krojcfelt-Jakob. Megjithatë, Gerard Jansen nga shoqata e neuropatologëve kanadezë, ka publikuar dokumentin që sugjeron që tetë persona ndërruan jetë si pasojë e sëmundjeve tjera.
Punën e tij e ka dënuar agjencia për shëndet publik dhe është akuzuar për përdorim jo të drejtë të dokumenteve personale. Jansen është mbrojtur se të dhënat e përdorura nuk janë pronë e agjencisë, dhe se kolegët “njëzëri janë pajtuar me gjetjet e tij në këto tetë obduksione dhe konkluzione”.
Shumica e shkencëtarëve janë skeptikë sa i përket dokumentit, por familjet janë të brengosura që autoritet po tentojnë të distancohen nga neurologu Alier Marera, i cili fillimisht zbuloi ekzistencën e sëmundjes misterioze.
Ministrja Shepard, ka thënë se ka pasur “probleme” në procesin e raportit që çoi deri te eskalimi i situatës, dhe se Marero pretendon se ka punuar me shkencëtarët federal dhe neurologët nga provincat e tjera gjatë zbulimit të sëmundjes.
Pritet që hetimet po i udhëheqin neurologët lokalë, sipas të gjitha gjasave pa Marerin, do të japin përgjigje në atë që deri më tani nuk ka pasur. Do të analizohen raste e 48 pacientëve, shumicën e të cilëve i shëronte Marero.