Bananet rrezikohen të zhduken, paralajmërojnë ekspertët, pas përhapjes në të gjithë botën të një sëmundje tropikale vdekjeprurëse.
E njohur si sëmundja Panama, ose Fusarium oxysporum f.sp. cubense, infeksioni fungal është përhapur tashmë në të gjithë Azinë, Afrikën, Lindjen e Mesme, Australinë dhe Amerikën Qendrore.
Shkencëtarët paralajmërojnë se banania, një nga frutat më të shitura dhe të konsumuara në të gjithë botën, mund të zhduket nga kjo sëmundje.
Edhe trajtimet me substanca kimike kanë rezultuar jo efikase për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Biologët po përpiqen të prodhojnë një hibrid të dy llohjeve të bananes me shpresën që të zhvillojnë një virus kundër infeksionit, shkruan Shendeti +.
Shpëtimi mund të vijë nga një formë e rrallë e pemës Madagaskane, ku rritet një lloj i veçantë i banaes që është imun ndaj sëmundjes Panama.