Në Etiopi po përhapet një sëmundje misterioze që mendohet se shkaktohet nga mbeturinat toksike të shkaktuara nga kërkuesit kinezë të naftës.
Të infektuarit kanë ethe të larta, gjakosje nga hunda dhe goja dhe sytë e zverdhur, gjithashtu ka edhe ënjtje nëpër trup, që përfundon me vdekje të pacienitit, shkruan Daily Mail, transmeton Alsat-m.
Një 23 vjeçar, nga Jigjiga, u shtrua në spital me këto simptoma, por mjekët menduan se ai nuk kishte diçka serioze. Më vonë ai ndërroi jetë.
Sëmundja raportohet të jetë përhapur në fshatrat që ndodhen afër projektit të tubacionit të gazit në Somali. Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare për shkakun e sëmundjes, por shumica dyshojnë se ajo është shkaktuar nga mbeturinat kimike që kanë ndotur ujërat.
Zyrtarët nga Addis Ababa mohojnë pretendimet e sëmundjes, por një këshilltar nga qeveria rajonale në Somali ka thënë se këto simptoma të kësaj sëmundje nuk ishin vërejtur më parë.
Kompania kineze erdhi vitin e kaluar dhe publikoi planet e saj për të ndërtuar një tubacion me gjatësi 767 km, nga Etiopia në Xhibuti, për të transportuar gazin e Etiopisë në terminalin e eksportit të Detit të Kuq.
Daily Mail raporton se një ish-inxhinier nga një kompani kineze tha që lëngjet, që përfshijnë acidin sulfurik, shpesh rridhnin gjatë tre viteve të punës në ndërtim.