Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 16:09 | Nga

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë.

Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin.

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë. Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin. Në rastet më të rënda ju mund të humbi dhëmbin.

Se a ndalon, ngadalësohet ose përkeqësohet sëmundja juaj e mishit të dhëmbit, kjo varet shumë nga ajo se sa mirë ju kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve çdo ditë.

Çfarë e shkakton problemin me mishin e dhëmbëve?

Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në dhëmbët tuaj.

Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti mund ta largojë këtë shtresë të fortë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme