Ngrënja e shumtë e hamburgerëve, picave, biskotave dhe e ëmbëlsirave, po del të jetë e rrezikshme për shëndetin.
Një studim i rreth 45.000 njerëzve të moshës së mesme gjeti se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e ‘ushqimeve të përpunuara’, njofton Klan Kosova.
Këto ushqime përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salçiqet, drithërat me sheqer dhe pijet me gaz – në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.
Me keqardhje, këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike – një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër europian – dhe ata po na vrasin në mënyrë të parakohshme, thonë shkencëtarët, njofton Klan Kosova.