Një linjë e fluturimeve emirate nga Dubai në New York ka qenë në karantinë, pasi që 100 pasagjerë janë sëmurë.
Aeroplani ateroi në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy mëngjesin e së mërkurës rreth orës nëntë.
Autoritetet atje thanë se fluturimi i Emirateve 203 kishte 500 pasagjerë, ndërsa 100 prej tyre raportuan se ishin të sëmurë.
Piloti raportoi tek kontrolluesit e trafikut ajror se shumë nga pasagjerët e tij ishin të sëmurë me ethe dhe temperaturë mbi 38 gradë dhe disa prej tyre kishin edhe kollë. Sipas NBC, zyrtarë nga Policia e Autoritetit të Porteve dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishin duke pritur në një zonë për të kontrolluar udhëtarët pas uljes së tyre.