Senati i Washingtonit të enjten ka votuar për të ndaluar bartjen në duar të armëve të zjarrit dhe të tjerave, jo vetëm në kampusin e shtetit Capitol, por edhe në demonstrata të lejuara në hapësirat publike në mbarë shtetin.
Kalimi i këtij amendamenti 5035 vjen pas disa muajsh protestash në mbarë vendin kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga forcat e rendit, shkruan thedailyworld.com, transmeton klankosova.tv.
Pas një debati prej më shumë se një ore, projektligji kaloi në dhomën e kontrolluar nga demokratët me 28-20. I njëjti projektligj pritet të shkojë tani në Dhomën e Përfaqësuesve për shqyrtim.
Në një fjalim emocional, Senatori Steve Hobbs ka treguar arsyet pse ka votuar kundër bartjes së armëve në duar nga ana e autoriteteve gjatë zhvillimit të protestave.
“Kur isha në Kosovë duke u përballur me një turmë të zemëruar serbe, gati sa nuk qëlluam mbi këta njerëz,” tha Hobbs. “Për shkak se është e frikshme … por ne ishim të disiplinuar”.
“Sepse unë garantoj nëse nuk jeni mjaft i disiplinuar kur qëlloheni me gurë dhe kur keni një armë zjarri,” shtoi Hobbs më vonë, “ju do ta përdorni atë armë zjarri”.