Senati i Shteteve të Bashkuara do të votojë më 26 tetor për të nominuaren për gjyqtare të Gjykatës Supreme, Amy Coney Barrett.
Lajmi u bë i ditur nga udhëheqësi i shumicës në Senat, Micth McConnell.
Votimi i bie të mbahet vetëm një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Barrett është nominuar nga presidenti Donald Trump, pas vdekjes së gjyqtares liberale, Ruth Bader Ginsburg, muajin e kaluar.
Senati, i cili kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit, pritet të votojë në favor të gjyqtares konservatore.
Votimi pro do ta zgjeronte shumicën konservatore në gjykatë, në proporcion gjashtë me tre.
Gjykata Supreme në SHBA vendos për disa nga çështjet më të rëndësishme politike dhe kulturore, përfshirë abortin, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e votimit.