Senati hedh poshtë mundësinë e dëshmitarëve në gjykimin ndaj Trump

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten ka votuar kundër thirrjes së dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave të reja në procesin e gjykimit për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Me këtë votim të Senatit tashmë pothuajse është hapur rruga për shfajësimin e Trumpit në javën e ardhshme, shkruan Reuters.

Me një votim prej 51-49, Senati i dominuar nga republikanët ndaloi iniciativën e demokratëve për të dëgjuar dëshmitarë të ri si ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dyshohet se John Bolton ka njohuri se Donald Trump ka bërë presion mbi zyrtarë ukrainas për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

Këto dyshime kanë bërë që Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e dominuar nga demokratët ta akuzojë zyrtarisht Trumpin për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit Amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme