Senati në Albany-New York ndan mirënjohje për Policinë e Kosovës

| 13 Shk 2024 | 18:47 | Nga

Senati në Albany të New York-ut ka ndarë mirënjohje për Policinë e Kosovës.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës, teksa thuhet se mirënjohjen në emër të Policisë e ka pranuar Kapiten, Lulzim Krasniqi, ndërlidhës në ShBA.

“Me datën 12 shkurt 2024, me rastin e gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, nga Senati në Albany-New York u nda mirënjohje për Policinë e Kosovës.Mirënjohjen në emër të Policisë së Kosovës e pranoi Kapiten Lulzim Krasniqi ndërlidhës në SHBA”, thuhet në postimin e Policisë.

Të ngjashme