Senatori amerikan i rrëmben celularin studentit

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Senatori i Xheorxhisë, David Perdue, i ka rrëmbyer celularin një studenti universitar, pasi që ai e ka pyetur atë rreth presionit që është ushtruar ndaj votuesve në Xhorxhia.

Në video shihet kur studenti i afrohet senatorit Perdue, dhe e pyet atë: “Hej, si mund të miratoni një kandidat…”. Mirëpo ende pa e përfunduar pyetjen studenti, senatori i rrëmben atij celularin.

Ndërsa studenti dëgjohet duke thënë: “Ma ktheni celularin tim prapa senator, ju vodhët pronën time”.

Më vonë Perdue i ka kthyer telefonin studentit dhe është dëgjuar duke pëshpëritur diçka në lidhje me fotografi, shkruan Huffpost, transmeton Klan Kosova.

Zyra e ligjvënësit më vonë e ka karakterizuar incidentin si një keqkuptim, duke thënë se senatori ka menduar se atij iu kërkua të bënte ‘selfie’ ashtu siç ai bën shpesh.

“Kur e kuptoi se nuk ishte fjala për fotografi, ai i ktheu telefonin atij përsëri”, ka thënë për The Washington Post, zëdhënësja e Perdue, Casey Black.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme