Senatorët amerikanë kanë thënë se pas një takimi privat me përfaqësues të CIA-s, janë më të bindur se kurrë që princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman ka pasur rol në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Senatori Lindsey Graham ka thënë se ka “shumë besim” që Salman ka qenë i përfshirë në vrajsen e Khashoggit.
Republikani nga Karolina Jugore e ka përshkruar princin si “të çmendur” dhe “ të rrezikshëm”.
Deri më tani sauditët kanë akuzuar 11 persona për këtë rast, mirëpo kanë mohuar se princi ka qenë i përfshirë.
Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll dhe sipas të dhënave trupi i tij është shpërbërë menjëherë pas vrasjes.
Përveç tjerash, ai ka thënë se nuk mund ta mbështesë përfshirjen e Arabisë Saudite në luftën në Jemen apo t’i shesë armë Qeverisë saudite, për aq kohë sa princi është në pushtet.
Këto komente kanë ardhur pasi një takimi të Komitetit të Senatit për Çështje të Jashtme me drejtoren e CIA-s, Gina Haspel të martën.
Senatori, Bon Menendez, demokrat nga Nju Xhersi, i ka përkrahur këto pikëpamje.
Ai ka thënë se SHBA-ja duhet “të dërgojë një mesazh të qartë që hapat e tillë janë të papranueshëm në skenën botërore”.
Senati në SHBA është duke planifikuar të votojë një propozim për t’i dhënë fund mbështetjes ushtarake amerikane për koalicionin e udhëhequr nga sauditët në Jemen, pasi anëtarët e të dyja partive kanë shtyrë përpara këtë rezolutë javën e kaluar.