Senatori amerikan: Vrasja e Khashoggit është e pamoralshme

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Senatori amerikan nga Florida, republikani Marco Rubio, vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll e vlerësoi si mosrespekt ndaj presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe anëtarëve të Kongresit, të cilët sipas tij, Rijadin e shohin si partner strategjik.

Rubio në një postim nga rrjeti social Twitter në lidhje me vrasjen e Khashoggit tha se “Vrasja e Khashoggit është e pamoralshme. Në të njëjtën kohë është mosrespekt ndaj Trumpit dhe ndaj neve të cilët e respektojmë partneritetin strategjik me Arabinë Saudite”.

“Me vrasjen e Khashoggit presidenti i SHBA-ve dhe aleatët në Kongres kanë rënë në një gjendje shumë të keqe dhe u është dhënë dhuratë Iranit”, thotë ai.

Senatori Rubio ka reaguar lidhur me rastin edhe para se të del në shesh se Khashoggi është vrarë. “Deri sa të kuptohet se çfarë ka ndodhur për këtë rast, nuk mendoj se duhet të vazhdojmë punën tonë (me Arabinë Saudite) ashtu siç bëhet normalisht”, ka thënë senatori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme