Me kërcënimet e tij kundër disa vendeve, presidenti amerikan, Donald Trump rrezikon të orientojë SHBA në rrugën e luftës së tretë botërore, vlerësoi senatori republikan më me influencë, Bob Corker, transmeton ATSH shkrimin në “New York Times”.
“Ai më shqetëson dhe duhet të shqetësohen të gjithë ata që e duan vendin tonë”, shtoi ky ish-mbështetës i Donald Trump në një intervistë të publikuar të dielën nga kjo gazetë, që nuk saktësoi shprehjen e saktë të Corker.
Përpara këtij sulmi të dhunshëm, senatori mjaf i respektuar i moshës 65 vjeçare kishte shprehur më parë keqardhje që Shtëpia e Bardhë ishte shndërruar në një ”çerdhe” për të rriturit, pas akuzave të drejtuara në adresë të tij nga ana e Donald Trump në platformën Twitter.
“Senatori Bob Corker më është lutur t’a mbështes për rizgjedhjen e tij në Tennessee. I jam përgjigjur me “jo” dhe ai hoqi dorë (duke u shprehur se nuk mund të fitonte pa ….mbështetjen e time”, pohoi Trump.