Senatori Murphy: Inkurajuam reformat dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Senatorët amerikanë, Ron Johnson e Chris Murphy vizituan dje Kosovën.

Nga kryeqyteti ata dhanë mesazhe të qartë për dialogun, dhe sakrificat që duhet bërë Prishtina e Beogradi për këtë takim.

Murphy i ka cilësuar si të mira takimet që ka pasur në Kosovë.

Ai thotë të kenë inkurajuar reformat e brendshme shtetërore dhe progresin në dialogun me Serbinë.

Këto komente ai i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Takime të mira dje në Kosovë bashkë me senatorin Ron Johnson. U takuam me të gjitha partitë politike që të inkurajojmë reformat e brendshme dhe vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Murphy teksa ka postuar një fotografi nga takimi me presidentin Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme