“Parimet e (Kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit nuk po kuptohen mjaftueshëm”, ka thënë senatori zviceran, Carlo Sommaruga, teksa ka shtuar se për këtë “kuptueshmëri më të madhe” ai angazhohet të tregojë në Zvicer.
Sommaruga kritikoi Bashkimin Evropian se “nuk po kanë qasje të njëjtë” duke krahasuar mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës me atë të integritetit territorial të Kosovës, ku sipas tij, po interferon Serbia.
“Dhe kjo është ajo çfarë ne e mbështesim dhe ne mendojmë se këto parime të Kurtit nuk po kuptohen mjaftueshëm në qarqet e Bashkimit Evropian, për këto gjëra po flas unë edhe në Zvicër”, ka thënë ai.
“Diçka që nuk e kuptoj në BE është se si integriteti i Ukrainës duhet të mbrohet, e ndërsa influenca e Serbisë në Kosovë nuk trajtohet me të njëjtën qasje. Pra shohim këtu dy qasje të ndryshme politike për të njëjtin problem. Mendoj se nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën, por i tërë Ballkani rrezikon nga ndikimi rus”, ka thënë politikani zviceran për televizionin publik.