Sensacioni i Salzburgut Erling Haaland është aktualisht në një dietë të përdorur nga Cristiano Ronaldo ndërsa përpiqet të imitojë karrierën e ikonës portugeze.
Sulmuesi 19-vjeçar është vendosur të përballet me provën më të madhe të karrierës së tij kur do takohet kundër Virgil van Dijk dhe Liverpool në Ligën e Kampionëve në ‘Anfield’ të mërkurën.
Haaland bëri sensacion muajin e kaluar pasi shënoi një het-trik në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Genk, duke u bërë tinejxheri i parë që shënoi tre gola që nga Wayne Rooney në 2004, transmeton lajminet. Babai i Erlingut, Alfie, i cili luajti për Manchester Cityt dhe Leeds, pranoi se djali i tij ishte më i zellshëm në përgatitjen e tij për futbollin sesa ai, duke përmendur vendimin e tij për të kopjuar zakonet e ngrënies së Ronaldos.
“Unë duhej të isha i vendosur për ta bërë atë në lojë. Por Erling bëri të gjitha sakrificat, duke lënë shtëpinë në moshën 16 për t’u transferuar në Molde, dhe ai është shumë më profesionist sesa unë”, tha Alfie për ESPN.
“Atij iu tha një histori nga Patrice Evra për një drekë që ai kishte me Ronaldon dhe Cristiano hëngri peshk, asgjë tjetër”.
“Erling tani përpiqet të bëjë të njëjtat gjëra sepse Ronaldo është 34 vjeç dhe ende është në krye të lojës, kështu që tregon vlerën e bërjes së gjërave të duhura”, zbuloi ai.