Të hënën serbët lokal kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të festuar festën ortodokse, kështu ka bërë të ditur ish – kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu i cili ka thënë se ata dëshironin të hynin në komunë si bandit.
Lutfiu ka thënë se vitin e kaluar janë dënuar motoristat shqiptarë të Komunës së Bujanocit për shkak se me rastin e 28 nëntorit kanë bërë një paradë në qytet.
Madje, ai këtë situatë e quan presion ndaj qytetarëve të Bujanocit.
“Pak ditë më parë u ftova në stacionin policor për të dhënë intervistë lidhur me “uzurpimin e pronës publike”(vendosjen e dy bilbordeve të protestës së organizuar në Bujanoc).Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos, zullum. Të gjithë bashkëqytetarëve tanë që e festuan me maturi festën e Krishtlindjeve ortodokse, ja uroj festën. Shëndet e mbarësi”, ka shkruar Lutfiu.