Serbët nga Kosova e mbështesin iniciativën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për dialogun rreth Kosovës.
Kështu thuhet në një deklaratë të zyrës së zëvendëskryeministrit në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq.
Siç thuhet në njoftim, mbështetja e nismës për dialog të brendshëm, është dhënë duke pasur parasysh rrethanat në të cilat serbët jetojnë në Kosovë, por edhe për shkak se ata kanë shumë besim në Presidentin Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.
“Serbët në Kosovë kanë mbijetuar dhe tani jetojnë kryesisht në mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Ne jemi të bindur se në të ardhmen, nuk do të privohemi nga kjo mbështetje”.
“Serbët në Kosovë janë të gatshëm për të vazhduar me qeverinë e tyre të Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq të ecin me guxim përpara, në mënyrë që fëmijët tanë të mund të jetojnë mirë dhe në mënyrë të lirë duke mos patur frikë çdo herë kur të shkojnë tek fqinjët (shqiptarë) në dyqan, në një ndeshje futbolli apo kudo tjetër “, theksohet në deklaratë.