Shënimi qendror i festës fetare serbe Vidovdan është mbajtur në Gazimestan afër Prishtinës.
“Nga këtu dërgojmë porosi të qartë se serbët nga Kosova e Metohija jetojnë këtu, punojnë dhe e ruajnë shtetin e Serbisë”, ka thënë drejtorja e ansamblit “Venac” nga Graçanica në hapësirat e Qendrës kulturore serve në Prishtinë.
Peshkopët e kishës ortodokse serbe kanë mabjtur rituale për “trimat e Kosovës”, ndërsa në Qendrën kulturore serbe në Prishtinë është mbajtur orë letrare në të culën kanë folur poetë.
Të mërkurën në mbrëmje në manastirin e Graçanicës është mbajtur zgjedhja e “vajzë më të bukur e më autentike të Kosovës”.
Kremtimi përfundoi me programin për më të rinjtë në shtëpinë e kulturës në Graçanicë.
Gazimestani mbahet mend për tubimin e madh të serbëve në vitin 1989, rreth dy milionë sish, në të cilin Slobodan Milosevici paralajmëroi se projekti i Serbisë së madhe nënkupton edhe luftën.