Serbët mblidhen në veri për të cenuar shtetin e Kosovës, provokojnë me orën e takimit

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 08:52 | Nga

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka ftuar përfaqësuesit e katër komunave veriore të vendit me popullatë shumicë serbe, që të marrin pjesë në takimin urgjent ku do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në veri.

Në komunikatë për media, thuhet se takimi do të mbahet sot në orën 12:44 në veri të Mitrovicës, shkruan gazetametro.net.

E zgjedhja e orës së mbledhjes pikërisht në 12:44, është simbolikë që komunat serbe po e përdorin për të kujtuar Rezolutën 1244.

Lista Serbe, ndërkohë dje, kërcënoi me shpallje të një anshme Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pikërisht në këtë takim.

Kërcënimi për krijimin e njëanshëm të Asociacionit, ndonëse për këtë janë marrë vesh në Bruksel Kosova e Serbia, po bëhet me ‘izë’ të presidentit serb Aleksandar Vucic, pasi kjo gjë u bë e ditur menjëherë pas takimit të Listës Serbe me të në Beograd.

Ndryshe, tensionet u ngritën me arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili u fut në Kosovë ani pse iu refuzua kërkesa për të hyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme