Në veri të vendit, serbët lokalë janë mbledhur për të shënuar festën e cila njihet si “Vidovdani”.
Aktualisht situata atje është e qetë me një numër të vogël të pjesëmarrësve, njofton Klankosova.tv.
Situatën në veri po e monitorojnë karabinierët italianë nga ura e lumit Ibër.
Një protestë po zhvillohet edhe në Graçanicë, ku serbët atje përmes disa pankartave kanë pasur disa kërkesa, ku mes tjerash kërkohet lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar së fundi.

