Serbët në veri sot protestojnë për “gjendjen e rëndë në Kosovë”

Prishtinë | 07 Gus 2024 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Serbët në veri të Kosovës pritet të mblidhen sot në një protestë që pritet të jetë paqësore.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se arsyeja e protestës, sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.

Elshani tha se protesta pritet të nisë nga ora 11:00, në sheshin “Car Lazar”, teksa shtoi se do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve për mirëmbajtjen e sigurisë.

“Grup i qytetarëve e ka lajmëru protesten e sotme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësin publike”, tha Elshani.

Ndërsa, siç shkruan “Tanjug”, serbët e Kosovës janë të shqetësuar për sigurinë e tyre pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.

Të ngjashme