Tabela kufitare e vendosur në fshatin Bervenik të Komunës së Podujevës është dëmtuar.
Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar pamje të tabelës ku shihet e shpuar disa herë me plumba të kalibrit të madh.
Ata thonë se tabela është e shpuar nga ana e kufirit të Serbisë.
Tabela që tregon zonën kufitare është vendosur nga KFOR-i.
Fotografia është bërë më datë 12 qershor 2021.