Mendim jo fort popullor, por ky është problem popullor. Ne i shohim serbët e Kosovës si qytetarë të dorës së dytë, i vendosim para akteve të kryera, themi që janë peng i kriminelëve e s’bëjmë gjë për ta.
Trajtimi i qytetarëve serbë nga Qeveria e Kosovës është skandaloz. I ngjashëm vetëm me trajtimin e shqiptarëve në zgrip të prishjes së Jugosllavisë.
I detyron t’i ndërrojnë targat, por s’ka fuqinë t’i mbrojë kur u digjen veturat veç sepse e kanë dëgjuar Qeverinë e Kosovës. Bën 0 përpjekje për integrim të tyre, ua çon policinë për të instaluar në objekte komunale kryetarë që me aq vota as kryetar shkolle s’mund të bëheshin.
Jo vetëm raportet me aleatët tanë janë problem. Sistemi vleror i urrejtjes nacionale është problem.
Nëse s’keni guxim ta thoni, mos e thoni. Do ta prisja që opozita ta thoshte, megjithatë, serbëve të Kosovës fatkeqësisht s’po u del kush zot.
Ata s’kanë ku shkojnë, siç s’kishim ku shkojme ne në vitet 90. Vullneti i shumicës nuk legjitimon shtypje të pakicës. Serbët e Kosovës e kanë papunësinë më të lartë, perspektivën 0, mbrojtjen edhe më keq.
Prandaj, shkëputja jonë prej Perëndimit, përveç politike, po bëhet edhe vlerore.
Kosova nuk guxon të ketë qytetarë të dorës së dytë e tretë. Prishtina po i shtyen të bëhen pa qare vatër e Vuçiçit.