Serbët vazhdojnë protestat në veri, kërkojnë bukë e ilaçe

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Serbët në veri të Mitrovicës po i vazhdojnë protestat e nisura dje ku po kundërshtojnë taksën ndaj mallrave serbe të ngritur nga Qeveria e Kosovës në 100 për qind.

Sot janë parë parulla të ngjashme me të djeshmet, duke kërkuar “bukë e ilaçe”.

“Dëshirojmë paqe dhe qetësi”, “Kemi të drejtë në bukë”, “Nuk kemi ilaçe”, “Stop dhunës nga Prishtina”, janë disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit serbë në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton KTV.

Nemanja Bishevac, student, ka thënë se nga takimet e mbajtura ditëve të fundit, është thënë se “nga këtu nuk ka kthim”.

“Studentet tanë nuk kanë bukë, andaj i porosisim politikanët se ne nuk do të tërhiqemi dhe kriminelët në Prishtinë nuk na mbrojnë me taksat e tyre. Kemi kërkuar nga të gjithë aktorët që të anulohet kjo taksë deri në drejtësi, nuk ka kthim. Rroftë Serbia”, tha ai.

Dje, kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, dhanë dorëheqje dhe u zotuan për shkëputje të raporteve me qeverinë qendrore të Kosovës. ImageImage

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme