Prokuroria e Duisburgut ka publikuar fletëarrestin ndaj 28-vjeçarit me emrin “Jackson B”.
Ai dyshohet se ka mbytur një grua gjermane me emrin Anja N.
Sipas hetuesve i dyshuari nuk e ka njohur viktimën, dhe nuk kanë pasur ndonjë konflikt paraprak.
“Jackson B”, vrasjen e ka kryer duke e shtyer viktimën duke rënë tek hekurudha.
Me këtë rast autoritetet gjermane kanë theksuar se 28-vjeçari nuk ka qenë i njohur për ta si person, por se për të ka pasur shumë ankesa nga banorët e Hamminkeln, Qarku Wessel.
Në këtë zonë ai ka rënë në sy të banorëve për sjellje të këqija dhe të çuditshme, duke sulmuar dhe “terrorizuar” pa asnjë shkas njerëzit, shkruan Bild.
Kështu ndaj tij janë ngritur edhe disa kallëzime penale.
Pothuajse asnjë banorë nuk ka shpëtuar nga shpërthimet e Serbit.
Njoftimi për vrasjen e Anja N, e ka bërë bashkëshorti i saj i cili në rrjetin social ka shkruar
“Sot është vrarë gruaja ime. Ajo është shtyrë para një treni, nga një i panjohur, pa asnjë shkas”.
Çifti ishte martuar në verën e vitit 2018 ndërsa viktima është nëna e një vajze 13 vjeçe.