Serbi ndalet 1 muaj në paraburgim për krime lufte në Kosovë

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj serbit J.C, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Të pandehurit J.C paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje, gjykata ka bërë të ditur se caktimin e ndonjë mase më të butë e ka konsideruar si jo të bazuar dhe faktuar, pasi mund të ketë rrezik për sigurimin e prezencës së të pandehurit J.C.

“Posaçërisht kur dihet se hetimet janë në fazë fillestare, gjithashtu duke konsideruar faktin se i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, ekziston rreziku real se i njëjti mund ti shmanget ndjekjes penale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme