Policia raporton se në Postenje të Leposaviqit dje ka ndaluar një serb duke kaluar kufirin ilegalisht me 400 litra derivate në vlerë të 430 eurove.
“Me vendim të prokurorit, malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti në procedure të rregullt”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar nga Policia.