Serbia dhe Sllovenia në mesin e vendeve finaliste të Eurovizionit

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë vende, përfshirë Serbinë dhe Slloveninë, janë kualifikuar për natën finale të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovizion”.

Në gjysëm-finalen e parë të festivalit morën pjesë 17 vende mirëpo për në finale u kualifikuan vetëm këto vende: Australia, Islanda, Çipro, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Estonia, Çekia, San Marino dhe Sllovenia.

Gjysëm finalja e dytë do të mbahet më 16 maj nga e cila edhe 10 vende tjera do të kalojnë në finalen e festivalit që mbahet më 18 maj në Tel Aviv të Izraelit.

Shikuesit dhe juritë profesionale në të gjitha 41 vendet pjesëmarrëse do të zgjedhin këngën fituese. Asnjë vend nuk mund të votojë për garuesit e vet.

Eurovizioni u mbajt për herë të parë në vitin 1956 me qëllim të bashkimit të popujve të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot, festivali ka një audiencë të kombinuar botërore prej rreth 200 milion njerëz. Në këtë festival kanë nisur karierën edhe grupe muzikore dhe këngëtarë me famë botërore, siç është grupi ABBA apo këngëtarja Celine Dion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme