Serbia do të vendosë “mohimin” e Kosovës në vendkalimet kufitare

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Tabloidi pro-qeveritar serb “Informer” ka publikuar fotografitë e posterit, përkatësisht “mohimit” për të cilin ka folur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili do të vendoset në vendkalimet kufitare dhe që paska qenë kusht që Beogradi të pranojë letërnjoftimet e Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë dokumentet e tyre, por do të nxjerrim një “mohim” të përgjithshëm që do ta vendosim në vendkalimet “administrative”, me të cilin do t’ua pranonim dokumentet”, ka deklaruar Vuçiq.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet ekskluzivisht për arsye praktike për shkak të lehtësimit të pozitës së individëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog në vitin 2011, nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme dhe nuk paragjykon përcaktimin e statusin përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999)”, thuhet në “mohim”.

Të ngjashme